Produksion video
T'gjithë jemi lodhë prej klishesë nji fotografi vlen sa njimijë fjalë', po boll shpesh mbesim pa fjalë kur i shohim fotografitë në lëvizje. Produksioni i videove pa dyshim që nuk asht lojë e lehtë për t'u luejt, po kjo asht bash ajo çka e ban argtuse. Mund t'mos ketë rrugë të gabushme për ta ba, por gjithnji ekziston edhe rruga alternative. Ndonse koncept parahistorik, arti asht ciceroni jonë kryesor edhe në këtë medium modern, influenca e t'cilit i ka kapërcy t'gjitha kufijtë. Për ne, loja e vërtetë asht kapërcimi i ktyne kufijve me finesë dhe stil.
Shiko portfolion e videove!
